Telenews

Profesori i Fakultetit Juridik: Kushtetuta i jep Kuvendit 60 ditë për zgjedhjen e Presidentit

Profesori universitar i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Flamur Hyseni, ka reaguar lidhur me procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Hyseni ka theksuar se Neni 82.1.3 i Kushtetutës përcakton një afat prej 60 ditësh për përfundimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit.

Sipas tij, ky afat fillon të llogaritet nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes dhe nuk mund të rrjedhë para fillimit të procedurës.

“Nga momenti i fillimit të procedurës, Kuvendi ka 60 ditë për zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Hyseni.

Ai gjithashtu ka sqaruar se Kushtetuta përcakton 60 ditë kohë për përfundimin e kësaj procedure.

 

Të ngajshme

Poetja kanadeze Anne Carson fiton Nobelin e Letërsisë

Rrezarta Ramaj

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Bonni, qyteti i radhës në Gjermani që i bashkohet protestave për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj