Telenews

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për një shtesë pensioni për personin më të vjetër në Shqipëri, 117-vjeçarja Qamile Marra.

Me vendim të posaçëm të firmuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, Marra do të marrë një shtesë mujore sa 10-fishi i pensionit social.

Mësohet se pensioni i saj u ndërpre kur mbushi 100 vjeç, ndërsa i biri prej 7 vitesh bëri përpjekje për ta rikthyer.

“Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Një i ndaluar për sulmin ndaj Klan Kosovës, AGK kërkon veprime ndaj të tjerëve

Rrezarta Ramaj

“Benitën jashtë me qit”? Një moment i Suanitës në dasmën e Aurorës po bën xhiron – a reagoi kështu për ish-banoren e BBVK-së?

Rrezarta Ramaj