TV Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me Liridon Lecin, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 11 tetor, pas përfundimit të emisionit „Dueli Sportiv“.
Sipas reagimit zyrtar të televizionit, incidenti ka ndodhur mes panelistit të rregullt të emisionit, Liridon Leci, dhe të ftuarës Edonisa Aliu, ish-futbolliste.
Pas shqyrtimit të rrethanave, TV Dukagjini ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Lecin, duke theksuar se situata të tilla janë të papranueshme për televizionin dhe emisionin.
Në reagimin e publikuar, drejtori i Informacionit, Dibran Istrefi, bëri të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë, ndërsa televizioni ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me institucionet përkatëse.

