Telenews

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka dalë në mbrojtje të gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili është kanosur nga ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka theksuar se, pavarësisht mendimeve që mund të ketë një gazetar, e drejta e tij për të shprehur lirshëm qëndrimet duhet të respektohet.

“Lirim Mehmetaj mund të ketë mendime me të cilat pajtohemi ose jo, por kjo nuk e zbeh të drejtën e tij për të folur lirshëm. Si shoqëri, nuk duhet të heshtim kur një gazetar përballet me sulme për fjalën e tij. Sot mund të jetë Lirimi, nesër mund të jetë dikush tjetër”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se qëndron në mbrojtje të Mehmetajt dhe të drejtës së tij për të folur pa frikë, duke theksuar se sulmet ndaj lirisë së shprehjes përbëjnë rrezik për të gjithë shoqërinë.

“Kur sulmohet fjala e lirë, rrezikohemi të gjithë”, ka theksuar Hoti.

Të ngajshme

Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lotina në javën e 38-të të shtatzënisë, tërheq vëmendje me postimin e fundit

Rrezarta Ramaj

Pse ora e dimrit është më e mirë për shëndetin? Zbulojnë shkencëtarët

Rrezarta Ramaj