Të enjten, në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës, raporton Ekonomia Online. Në këtë seancë do të diskutohen shtatë pika.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme; Deklarimet jashtë rendit të ditës; Pyetjet parlamentare; Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës; Propozimi i GP-së Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare; Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

