Telenews

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Partizani U-19 ka siguruar kualifikimin në turin e dytë të UEFA Youth League, pas një paraqitjeje bindëse ndaj kampionëve të Maltës, Valletta U-19. Skuadra e kuqe triumfoi me rezultatin 4-0 në ndeshjen e kthimit, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-0.

Të besuarit e trajnerit Fation Muhameti dominuan takimin, duke vulosur fitoren me katër gola të realizuar nga Lleshaj në minutën e 43-të, Çaushi në minutën 45+1, Rrenga në minutën e 53-të dhe Hyseni në minutën e 68-të.

Pas suksesit në ndeshjen e parë, të rinjtë e Partizanit konfirmuan epërsinë edhe në sfidën e kthimit, duke siguruar me meritë një vend në raundin e dytë të kompeticionit prestigjioz evropian për të rinj.

Në fazën e ardhshme, kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Çekisë, Hradec Králové, në një tjetër sfidë të rëndësishme në rrugëtimin e tyre evropian.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Studentët paralajmërojnë protestën e radhës, mes përplasjeve dhe arrestimeve

Rrezarta Ramaj