Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare ku në rend dite përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në lexim të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 deputetët do të përzgjedhin edhe dy anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
3. Pyetjet parlamentare;
4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

