Telenews

Protestat në Tiranë, gjykata cakton arrest shtëpiak për pesë protestues

FOTO: AP

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë ndaj tetë personave të ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin shqiptar.

 

Në mesin e tyre është edhe 22-vjeçari me inicialet K. M., i cili u përfshi në një përleshje me gjashtë punonjës policie gjatë protestës. Fotografia e tij u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga figura të njohura publike.

 

Sipas mediave në Shqipëri, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 22-vjeçarin.

 

E njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj katër personave të tjerë me inicialet Xh. P., E. Z., K. A. dhe K. H.

 

 

Ndërkohë, për tre protestuesit e tjerë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

 

Masat e sigurisë janë caktuar pas incidenteve dhe përplasjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Të ngajshme

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj

Rrezarta Ramaj

“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

Rrezarta Ramaj

Nisin homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj

Rrezarta Ramaj