Telenews

Ish Ministrja e Jashtme për Ramen: Një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund t’u shërbejë as qytetarëve të vet

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se vitet e fundit nuk i ka shërbyer interesave shqiptare.

Haradinaj, duke folur për qëndrimin e Ramës ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës dhe sulmeve nga grupet kriminale, tha se nga kryeministri shqiptar pritej më shumë mbështetje për Kosovën.

“Edi Rama e ka dëshmuar që është një lider i cili nuk i ka shërbyer interesave shqiptare, sidomos viteve të fundit. Ju e dini që gjatë incidenteve dhe sulmeve të bandave kriminale të Vuçiqit në veri vetëm pak vite më parë, ne kemi parë Edi Ramën, prej të cilit prisnim jo vetëm solidarizim simbolik, por mbështetje për Kosovën si shtet anëtar i NATO-s”, deklaroi Haradinaj.

Ajo theksoi se qëndrimi i një lideri ndaj interesave kombëtare është i rëndësishëm edhe për mënyrën se si ai u shërben qytetarëve të vendit të tij.

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj