Telenews

Reali i kundërpërgjigjet Tebasit pas komenteve të tij

Javier Tebas ka goditur përsëri Real Madridin me një tjetër deklaratë.

Presidenti i La Ligës, krahasoi televizionin e klubit madrilen me metodat e Joseph Goebbels, ministrit të propagandës në Gjermaninë n*ziste.

Kjo çoi në reagimin e Real Madridit, në një komunikatë zyrtare.

“Real Madridi e konsideron absolutisht të patolerueshme dhe jashtëzakonisht serioze që dikush që mban dy pozicione të larta përgjegjësie në futbollin spanjoll të përdorë krahasimin e metodave të propagandës së klubit me ato të regjimit n’ai me qëllim diskreditimin e tij, menaxhmentit të tij dhe kanalit të tij televiziv. Sqarimi se ai nuk po i referohet ideologjisë n*zi nuk e zvogëlon natyrën thellësisht ofenduese, moralisht të neveritshme dhe institucionalisht të padenjë të deklaratave të tij”, shkruhet në njoftimin e “Los Blancos”.

Më tutje ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e tij nga ky pozicion, duke i quajtur të papranueshme sulmet e tij ndaj klubit.

“Për të gjitha këto arsye, Real Madridi beson se deklaratat dhe sjellja e përsëritur e Javier Tebasit do të ishin të papranueshme në çdo institucion sportiv evropian që drejtohet nga parimet e respektit, neutralitetit dhe integritetit, dhe se ato e skualifikojnë atë institucionalisht nga vazhdimi i mbajtjes së pozicioneve që ai mban. Prandaj, Klubi i Real Madridit kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme si president i LaLigas dhe nënkryetar i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit”, shtoi Reali.

Të ngajshme

Baseli nis bisedimet për të ardhmen e Xherdan Shaqirit –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj