Telenews

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

Aktori britanik Martin Freeman, i njohur për rolet në serialin “Sherlock” dhe trilogjinë “Hobbit”, është martuar fshehurazi me partneren e tij prej gjashtë vitesh, aktoren dhe skenaristen franceze Rachel Benaissa.

Lajmi u zbulua pas paraqitjes së çiftit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, të mërkurën në mbrëmje, në premierën e filmit “A Long Winter”, ku Freeman luan. Vëmendjen e tërhoqën unazat që mbanin të dy, duke nxitur spekulime për një martesë.

Rachel, e cila është 21 vjet më e re se aktori, mbante një unazë fejese me smerald dhe një unazë ari me dy diamante, ndërsa Freeman kishte një unazë martese prej ari.

Menjëherë pas paraqitjes së tyre, zëdhënësi i aktorit konfirmoi për gazetën britanike The Sun se çifti ishte martuar në fillim të këtij viti. Detaje të tjera për ceremoninë nuk u bënë të ditura.

Para lidhjes me Benaissën, Freeman kishte qenë në një lidhje 16-vjeçare me aktoren Amanda Abbington, me të cilën luajti edhe në serialin “Sherlock”.

Aktori rrallë flet për jetën e tij private, por gjatë një paraqitjeje në podkastin “Table Manners”, kishte ndarë disa detaje për partneren e tij.

“Ajo nuk është ndonjë shefe kuzhine e shkëlqyer. Është e çmendur pas djathit dhe verës”, tha ai duke qeshur.

Freeman shtoi se edhe Rachel e përshkruan veten në të njëjtën mënyrë.

“Këtë do të thoshte ajo për veten. Thotë, ‘Jam e çmendur pas djathit dhe verës’. Sigurisht, ky nuk është interesi i saj i vetëm, por ajo i do shumë këto gjëra. Ne e duam të gatuajmë së bashku”, tha aktori.

Të ngajshme

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit

Rrezarta Ramaj