Telenews

Skandaloze: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, klubi kërkon dorëheqjen e tij –

Real Madridi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pasi ky i fundit krahasoi mënyrën e veprimit të drejtuesve të klubit madrilen me metodat e Joseph Goebbelsit, ministrit të Propagandës në regjimin nazist.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi e ka cilësuar këtë krahasim si të papranueshëm, duke theksuar se në deklaratat e Tebasit ishte përfshirë edhe televizioni zyrtar i Real Madridit.

Për këtë arsye, gjiganti spanjoll ka kërkuar që Tebas të largohet jo vetëm nga posti i presidentit të La Ligës, por edhe nga ai i zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës.

“Si përgjigje ndaj deklaratave të bëra nga Javier Tebas, president i La Ligës dhe zëvendëspresident i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës, në të cilat ai i krahason metodat e veprimit të drejtuesve të Real Madridit me ato të përdorura nga Joseph Goebbels, ministri i Propagandës në regjimin nazist, duke e paraqitur televizionin e Real Madridit si instrument të kësaj strategjie të pretenduar, Real Madridi kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i presidentit të La Ligës dhe zëvendëspresidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës”, thuhet në komunikatë.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbrojë interesat dhe imazhin e tij institucional, duke kërkuar njëkohësisht zbardhjen e plotë të çështjes Negreira, e cila ka tronditur futbollin spanjoll.

“Real Madrid do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e tij, prestigjin institucional, zbardhjen e plotë të çështjes Negreira dhe rigjenerimin e nevojshëm të futbollit spanjoll”, përfundon reagimi i klubit.

Të ngajshme

Reali i kundërpërgjigjet Tebasit pas komenteve të tij

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj