Telenews

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor, rreth orës 00:15.

Ndalja, siç thuhet në njoftim, realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.

“Ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës”, thotë KEK-u.

Ndërkaq, për rikthimin e njësisë në operim, KEK-u tha se opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj