Sonte jepet çmimi më i rëndësishëm individual në futboll, ai i “Topit të Artë”.
Felix Magath, trajneri i njohur gjerman në një interviste për “BILD”, foli rreth këtij çmimi dhe parashikoi fituesin.
Ai thotë se fitues duhet të jetë Marc Cucurella.
“’Topi i Artë’? Marc Cucurella duhet të jetë fituesi. Ai është lojtar i klasit botëror si mbrojtës i krahut të majtë. Ai gjithmonë është aty, i fortë dhe duke vrapuar dhe rrallë herë humb ndonjë duel. Ai bëri një punë të madhe në fitimin e Spanjës në Kupën e Botës”, u shpreh Magath
Kujtojmë që sonte jepet çmimi i “Topit të Artë”, kurse favoritët janë: Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

