Telenews

ALBIN KURTI BËN THIRRJE QË TË VOTOHET SHAIP KAMBERI

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Bujanovcit që të dalin masivisht në votimet e përsëritura në një vendvotim për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Shefi i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar Shaip Kamberin, të cilit i duhen 650 vota nga 1089 votues shqiptarë të regjistruar në vendvotim.
Ai ka thënë se një përqindje e vogël mund të ndryshojë situatën në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
“Një përqindje e vogël e votave mund të ndryshojë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë. Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në Bujanoc, janë rritur gjasët që bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, z. Shaip Kamberi, të fitojë edhe një mandat deputeti”, tha Kurti.
“Potenciali votues i vendvotimit 6 është 1089 vota. Nevojiten 650 vota ose votimi i 60% të qytetarëve nga lista e votimit që z. Kamberi të vazhdojë përfaqësimin e shqiptarëve”, deklaroi kryeministri.
Kurti ka lavdëruar përfaqësimin e interesave shqiptare nga Kamberi në Parlamentin e Serbisë.
“Për dy mandate përfaqësimi z. Kamberi ka qenë gjithmonë i zëshëm gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi”, tha kryeministri.

Të ngajshme

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Valjeta Turkaj

491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Valjeta Turkaj

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

KushtrimGuraj