Një rast i dhunës fizike ndaj një gruaje është raportuar të hënën rreth orës 19:00 në Viti.
Sipas policisë, bashkëshorti dhe vëllai i viktimës dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Si pasojë e rastit, gruaja ka marrë tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

