Telenews

Sveçla për rastin e Arlinda Zekajt: Raporti evidenton shkelje serioze

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se raportet e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kanë evidentuar shkelje serioze nga disa zyrtarë policorë.

Në një konferencë për media, Sveçla tha se gjatë 72-orëve të fundit janë qartësuar shqetësimet lidhur me mënyrën se si institucionet e kanë trajtuar rastin.

Sipas tij, deri më tani janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal të policisë në Pejë.

“Përgjegjësia nuk mund të shmanget”, ka deklaruar Sveçla, duke theksuar se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

Ai tha se çdo veprim apo mosveprim i zyrtarëve përgjegjës duhet të hetohet dhe se rasti do të trajtohet me seriozitet të plotë.

Sveçla bëri të ditur gjithashtu se, me urdhër të kryeministrit Albin Kurti, është përpiluar një raport i veçantë, ndërsa aktualisht janë 155 raste aktive të kategorizuara me rrezikshmëri të lartë.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj