Telenews

Arifi: Konferencë e poshtër e Gërvallës dhe Sveçlës – jepni dorëheqje

Anëtari i Aleancës, Avni Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas zhvillimeve lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Arifi, para gazetarëve, ka kritikuar konferencën e dy zyrtarëve të lartë të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të “poshtër”.

Sipas tij, paraqitja e tyre dëshmoi dështimin në disa nivele të institucioneve që ata drejtojnë.

“Konferencë e poshtër, e dy zyrtarëve publikë të Kosovës, ën raport me rastin që e ka tronditur çdo qytetar të Kosovës. Ata dëshmuan se për dështimin në shumë nivele të sistemit që drejtojnë. Arroganca e tyre, cinizmi i tyre, ishin neveritëse. Ne si Aleancë nuk kemi asnjë konkluzion tjetër se ekziston një përgjegjësi e qartë politike dhe duhet të adresohet nga Qeveria. Edhe Gërvalla dhe Sveçla duhet të japin dorëheqje.”

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj