Telenews

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, sepse ‘’kështu zhvillohet shteti demokratik’’.

Rama, gjatë deklarimit të tij për media, ka thënë se ai e ka gjithmonë gatishmërinë për bashkëpunim me Prokurorinë, ‘’përkundër faktit që disa, si kryeministri, që nuk shkojnë’’.

“Po, edhe unë u thashë që unë kam kërkuar faktikisht vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë, për këtë arsye edhe kam ardhur me diskutuar, me biseduar, përkundër faktit që disa, si kryeministri, mos të përmend emra, që nuk shkojnë, do të thonë ne jemi të gatshëm gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me e ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, tha Rama.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale

Rrezarta Ramaj