Telenews

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

Si rrjedhojë e këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve,.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Inspektojmë sot, parandalojmë problemet nesër!” thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Të ngajshme

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale

Rrezarta Ramaj