Telenews

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Është shtyrë për nesër në orën 13:00 seanca për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Vlora Hyseni në Apelin e Posaçëm, ku ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të vendosur më herët ndaj saj.

Shkak u bë mungesa e prokurorëve të çështjes, pasi bashkë me kolegë nga SPAK e GJKKO ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokororit Sotir Kllapi.

Masën e kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror.

 

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Rikthehet Neueri, Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atleticos

Rrezarta Ramaj