Telenews

Moderatori i njohur shqiptar paraqitet me mëngjes në SPAK

Moderatori dhe producenti i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë.

Lajmi është raportuar nga Vox News, që ka publikuar edhe pamje nga ambientet e institucionit.

Deri tani, nuk dihet arsyeja e paraqitjes së moderatorit dhe as në çfarë cilësie është thirrur në SPAK.

Kujtojmë se emri i Gjebreas është përmendur më herët në raportime mediatike lidhur me financimet e festivalit “Kënga Magjike” nga Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të saj nga Erion Veliaj.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmim nëse paraqitja e sotme lidhet me këto raportime apo me ndonjë çështje tjetër.

Pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me arsyet e vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Të ngajshme

​Lëngjet në bark, kur duhet ta kërkoni ndihmën urgjente

Rrezarta Ramaj

Ngacmoi seksualisht dy gra, arrestohet një 64-vjeçar kosovar në Gjermani

Rrezarta Ramaj

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Rrezarta Ramaj