Gjesti ka përjetuar një moment të veçantë dhe emocionues, pasi është surprizuar nga dy persona shumë të dashur për të.
Bëhet fjalë për motrën e tij dhe dhëndrin, të cilët kanë vendosur ta vizitojnë papritur në apartamentin e tij, duke i përgatitur një befasi që ai nuk e priste.
Në videon e publikuar në TikTok, Gjesti shihet teksa hap derën dhe mbetet i befasuar kur përballë i shfaqen dy familjarët e tij.
“Më keni gëzuar, kam qenë shumë i vetmuar”, dëgjohet të thotë Gjesti, duke shprehur gëzimin për vizitën e papritur.
Por, ajo që mori vëmendje ishte edhe mbishkrimi me të cilin motra dhe dhëndri e shoqëruan videon.
“Edhe na dimë me ta dridh”, shkruan ata, duke përdorur me humor shprehjen e njohur të Gjestit, e cila u bë mjaft e famshme gjatë qëndrimit të tij në Big Brother.
Kësaj radhe, duket se ishin pikërisht familjarët ata që ia dolën ta befasonin atëta, duke i dhuruar një moment të ngrohtë familjar.

