Telenews

Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë është gjetur i shtrirë.

Sipas raportit vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete.

Ndërsa, nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e tij.

TRUP I PAJETË&HETIM MBI VDEKJEN

Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Rrezarta Ramaj

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Musmurati e fton në debat publik Muratin për çështjen e mbeturinave

Rrezarta Ramaj