Telenews

OVL-UÇK me kritika të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara: Ju jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare –

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke e akuzuar gjykatën për mungesë të paanshmërisë dhe transparencës në proceset gjyqësore.

Në një reagim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se 240 konferenca për media nuk mjaftojnë për të dëshmuar drejtësi, nëse nuk respektohen të drejtat themelore të të akuzuarve.

“Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëhiqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me transparencën e gjykatës për pretendimet e mbrojtjes, ankesat për kushtet e paraburgimit dhe shqetësimet për shkelje të mundshme të të drejtave të të akuzuarve.

Sipas organizatës, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për drejtësi të paanshme, transparencë në procese dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut.

Të ngajshme

Aksion kundër taksive ilegale, Inspektorati dhe Policia shqiptojnë gjoba dhe japin vërejtje –

KushtrimGuraj

I kërkuar për të vuajtur pesë vjet burgim, kush është Orhan Fetahu që u arrestua sot në Prizren? –

KushtrimGuraj

Fotografitë e Rugovës nuk janë larguar, ato vazhdojnë të jenë në Zyrën e Presidentes –

KushtrimGuraj