Telenews

Fotografitë e Rugovës nuk janë larguar, ato vazhdojnë të jenë në Zyrën e Presidentes –

Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi gjatë ditës, ndaj siç tha, largimit nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë, nga presidentja Justina Shiroka Pula.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë, të vendosura përkatësisht nga Presidentja Osmani dhe Presidenti Sejdiu. Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai. Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm”, u tha në reagimin e LDK-së.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendosjen e fotografive dhe simboleve në institucionet e Kosovës, duke thënë se historia e vendit nuk mund të ndryshohet përmes ndërrimit të tyre.

Si dhe, Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mënyrën e prezantimit dhe respektimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se këto dy simbole nuk janë dekor që vendoset apo hiqet sipas shijes së zyrtarëve, por përfaqësojnë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.

Të ngajshme

Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës –

KushtrimGuraj

Aksion kundër taksive ilegale, Inspektorati dhe Policia shqiptojnë gjoba dhe japin vërejtje –

KushtrimGuraj

I kërkuar për të vuajtur pesë vjet burgim, kush është Orhan Fetahu që u arrestua sot në Prizren? –

KushtrimGuraj