Telenews

Aktorja e njohur turke flet për dy martesat e dështuara: Nuk i dëgjoja nevojat e mia –

Aktorja e njohur turke, Özge Borak, e cila aktualisht interpreton personazhin e Salkımit në serialin e famshëm “Kızılcık Şerbeti”, ka bërë disa deklarata rreth jetës së saj private, duke rikthyer në vëmendje dy martesat e saj të mëparshme.

E ftuar në emisionin e Gökhan Çınar, Borak ka folur për ndryshimet që ka përjetuar ndër vite dhe për marrëdhëniet me ish-bashkëshortët, aktorët Bülent Şakrak dhe Ata Demirer.

Ajo tregoi se gjatë martesës së parë, me Bülent Şakrak, me të cilin ishte e martuar nga viti 2006 deri më 2010, shpesh i kishte shpërfillur nevojat dhe ndjenjat e saj.

“Atëherë ekzistonte një Özge që zgjidhte t’i shpërfillte nevojat e veta. Isha shumë e zemëruar me gjithçka. Ndoshta nuk e shfaqja zemërimin, por e ndieja vazhdimisht brenda vetes”, u shpreh aktorja.

Borak tha se sot ndihet më e qetë, pasi ka mësuar të vendosë kufij dhe të përballet më mirë me emocionet e saj.

Ajo foli edhe për martesën e dytë me aktorin Ata Demirer, e cila zgjati nga viti 2012 deri më 2014, duke sqaruar një deklaratë të mëhershme që ishte interpretuar sikur ajo të ishte martuar vetëm për të mos zhgënjyer dikë.

Sipas saj, deklarata ishte shkëputur nga konteksti, pasi po fliste për marrëdhëniet shoqërore dhe profesionale, e jo drejtpërdrejt për martesën.

“Nëse do të doja të flisja, do ta kisha bërë kur martesa përfundoi. Por, nuk kam qenë kurrë përkrahëse e diskutimit publik të këtyre gjërave”, deklaroi ajo.

Aktorja foli edhe për raportet pas divorcit, duke theksuar se nuk e sheh si të domosdoshme vazhdimin e miqësisë mes ish-partnerëve, në rastet kur nuk kanë fëmijë apo lidhje të tjera të përbashkëta.

Të ngajshme

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Rrezarta Ramaj

Kylie Jenner mahnit me selfie provokuese, shfaqet me reçipeta

Rrezarta Ramaj

Sonte prime i radhës i “BBVK5”, çfarë pritet të ndodhë?

Rrezarta Ramaj