Telenews

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Kurti ka deklaruar se, në rastet kur një palë nuk është e kënaqur me një vendim gjyqësor, duhet të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta apeluar atë.

Ai ka theksuar se, pavarësisht vendimeve, nuk duhet humbur besimi në të vërtetën dhe as përpjekjet për drejtësi.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Musmurati e fton në debat publik Muratin për çështjen e mbeturinave

Rrezarta Ramaj

Shiroka-Pula pret në takim Shefin e EULEX-it, flasin për rendin dhe ligjin

Rrezarta Ramaj