Telenews

Musmurati e fton në debat publik Muratin për çështjen e mbeturinave

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, i ka bërë thirrje publike ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të përballet në debat publik lidhur me projektin për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Në konferencën për media, Musmurati ka deklaruar se Kompania Rajonale e Pastrimit “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) janë në një linjë dhe se sipas saj të gjitha obligimet nga këto palë janë përmbushur.

Ajo ka theksuar se e vetmja vërejtje në këtë proces ka të bëjë me Ministrinë e Financave, e cila ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë për realizimin e projektit.

“Kompania ‘Pastrimi’, Komuna e Prishtinës dhe KFW-ja gjermane jemi të gjitha në një linjë. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona. Nuk ka asnjë vërejtje nga KFW-ja, as për komunën, as për pastrimin. Vërejtja e vetme nga KPF-ja është për Ministrinë e Financave që nuk po e nënshkruan kredinë”, ka shtuar Musmurati.

Nënkryetarja e Prishtinës i është drejtuar drejtpërdrejt ministrit Hekuran Murati duke e ftuar në debat politik për të diskutuar publikisht këtë çështje, të cilën e ka cilësuar si një nga temat kryesore që po i shqetëson qytetarët e Prishtinës.

“E ftoj ministrin në debat politik, kudo dhe kurdo që do, për t’u ballafaquar për këtë temë, sepse me të vërtetë është tema kryesore sot për gjithë qytetarët e Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Ajo është e pafalshme nëse nuk gaboj, por jetojnë, po besoj që jetojnë qytetarët e Prishtinës. Dhe ai duhet në raport me përgjithësinë, si ministër i Financave, të flasë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese”, ka theksuar ajo.

Të ngajshme

Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Rrezarta Ramaj

Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj

Shiroka-Pula pret në takim Shefin e EULEX-it, flasin për rendin dhe ligjin

Rrezarta Ramaj