Telenews

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari –

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa Policia ka arrestuar një person të dyshuar për rastin dhe ka sekuestruar një armë të gjatë automatike në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin po ndërmerren veprime të mëtejshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Të ngajshme

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend? –

KushtrimGuraj

Maqedonci njofton se buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të jetë mbi 224 milionë euro –

KushtrimGuraj

Punëtorët e KEK-ut dalin në protestë të enjten, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të –

KushtrimGuraj