Telenews

Kur rikthehet Ligji për Specialen në Kuvend? –

Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do të rikthehet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion më së largu të hënën, për t’u proceduar më pas për votim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, të transmetuar të martën në Klan Kosova, Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka arritur dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje për përmbajtjen e projektligjit.

Ajo ka kërkuar mirëkuptim për pamundësinë e dhënies së detajeve rreth përmbajtjes së tij, duke theksuar se ndjeshmëria e çështjes kërkon diskrecion gjatë zhvillimit të procesit.

“Sot mund ta them me siguri të plotë se, brenda pak ditësh, ligji do të kthehet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancën plenare – dhe do të kalojë. Kemi dakordim të plotë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

“Për shkak të ndjeshmërisë, disa procese kërkojnë një shkallë diskrecioni, por ligji do të vijë në Kuvendin e Kosovës. Nuk do të preket as thelbi, as qëllimi i tij”, ka deklaruar Çitaku.

Ndryshe, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 6 tetor, por më 22 tetor ishte kthyer për rishqyrtim nga Presidentja e Republikës, pas kërkesës së vetë PDK-së.

Të ngajshme

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari –

KushtrimGuraj

Maqedonci njofton se buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 do të jetë mbi 224 milionë euro –

KushtrimGuraj

Punëtorët e KEK-ut dalin në protestë të enjten, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të –

KushtrimGuraj