Telenews

OBSH raporton rritje të rasteve të fruthit

Numri i rasteve të fruthit po rritet në mbarë botën, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të publikuar sot në Gjenevë.

Sipas raportit, numri i rasteve të fruthit gjatë dy muajve të parë të 2022 ishte 79% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Arsyeja e rritjes së rasteve është se shumë pak fëmijë po vaksinohen, pjesërisht për shkak se fushatat e vaksinimit u ndërprenë gjatë pandemisë së Covid-19 dhe pjesërisht sepse vendet u detyruan të rishpërndanin fonde për çështje të tjera”, tha OBSH.

Për më tepër, konfliktet dhe luftërat në Ukrainë, Etiopi, Somali dhe Afganistan kanë detyruar miliona banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke i penguar fëmijët të marrin vaksinat dhe shpesh duke i detyruar ata të jetojnë në strehime të mbipopulluara.

Fruthi përhapet përmes spërkave gjatë të folurit, teshtitjes ose kollitjes. Infeksioni fillon me simptoma të ngjashme me gripin, e ndjekur nga një skuqje e lëkurës dhe mund të çojë në pneumoni, një infeksion të veshit të mesëm apo edhe inflamacion të trurit.

Sëmundja mund të jetë fatale dhe mund të dobësojë sistemin imunitar, duke i bërë të infektuarit më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të tjera./Atsh/

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj