Telenews

Renditja e UEFA-s për “fair-play”, ky është pozicioni i Kosovës –

Islanda kryeson renditjen e UEFA-s për “fair-play” për sezonin 2025/26, e ndjekur nga tri shtete skandinave, ndërsa Uellsi ka zënë vendin e parë në klasifikimin për sjelljen e tifozëve. Të dyja federatat janë shpërblyer me nga 50 mijë euro për rezultatet e arritura.

Renditja është përpiluar në bazë të pikëve të “fair-play”-it të grumbulluara në të gjitha ndeshjet e garave të UEFA-s, si në nivel klubesh, ashtu edhe të kombëtareve, të zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Anglia është renditur në vendin e pestë, ndonëse klubet dhe përfaqësueset e saj zhvilluan numrin e dytë më të madh të ndeshjeve, gjithsej 256.

Ndërkaq, Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federata në renditjen e përgjithshme të UEFA-s për “fair-play”. Sa i përket sjelljes së tifozëve, vendi ynë është renditur në pozitën e 17-të.

Në anën tjetër, Shqipëria kryeson listën e përfaqësueseve që kanë shënuar përmirësimin më të madh në pikët e përgjithshme të “fair-play”-it krahasuar me sezonin paraprak.

Kuqezinjtë kanë kaluar nga 7.503 pikë në sezonin 2024/25 në 7.789 pikë në sezonin 2025/26, duke regjistruar një rritje prej 0.286 pikësh.

Të ngajshme

“I panjohur në ekipin e ri” – Rumunët shkruajnë për vështirësitë e Albion Rrahmanit në Itali –

KushtrimGuraj

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë para ndeshjeve të nëntorit, ekipit i bashkohet edhe Betim Fazliji

Rrezarta Ramaj

Dalin edhe disa bileta në shitje, tifozët e Kosovës mund të ulen në vendet e rezervuara për izraelitët

Rrezarta Ramaj