Telenews

Kosova me dy mungesa ndaj Irlandës, Zhegrova dhe Hoxha largohen nga grumbullimi –

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi Franco Foda ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares dy futbollistët, Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

Sipas njoftimit të FFK-së, Zhegrova është liruar për shkak të një lëndimi, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.

Ndërkaq, Hoxha nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit për shkak të pezullimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë, në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.

Kështu, Kosova do të përballet me Irlandën pa këta dy futbollistë.

Të ngajshme

Kuqezinjtë synojnë kreun e grupit, sot përballen me Bjellorusinë në Budapest –

KushtrimGuraj

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja përfundon pa gola

Rrezarta Ramaj

Kosova publikon formacionin zyrtar kundër Izraelit, këta janë titullarët Kosova publikon formacionin zyrtar kundër Izraelit, këta janë titullarët

Rrezarta Ramaj