Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në Hagë, faqja e ish-presidentit në Facebook ka zgjedhur një fotografi dhe disa fjalë nga nata e fitores së 17 nëntorit 2007.
Atë natë, Thaçi fliste për pavarësinë e Kosovës, që do të shpallej tre muaj më vonë.
Në fotografinë që postimi ia atribuon Reuters-it, një rreze drite bie mbi dorën e ngritur të Hashim Thaçit. Me gishtin e madh lart dhe me njerëz pas tij, ai përshëndet në natën kur PDK-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007.
Postimi i plotë:
“Sonte ora ka ndryshuar. Ka filluar një shekull i ri. Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën që do ta afrojë drejt pavarësisë.”
Hashim Thaçi, nata e fitores, 17 nëntor 2007.
Foto: Reuters

