Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, lidhur me një vizitë të Fazliut në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 2 korrik 2023.
Sipas gjykatësit, gjatë takimit, Thaçi dhe Fazliu diskutuan gjerësisht për dëshminë që pritej të jepte Rrustem Mustafa.
Thaçi e përshkroi Mustafën si dëshmitar vendimtar dhe i dha Fazliut disa mesazhe për t’ia përcjellë, përfshirë: “Shkurt thuaji, shkurt”, “Mos filozofo” dhe “Thuaj kam besim në ty shumë”.
Thaçi akuzohet gjithashtu për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Fazliu për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës.

