Telenews

Shiroka Pula takon Grupin Punues për Apelin në Hagë, çka u diskutua?

Me ftesë të presidentes Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Presidencës, kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

Bëhet e ditur se Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngajshme

Irani zgjeron sulmet ndaj vendeve të Gjirit, godet bazën amerikane në Kuvajt

Rrezarta Ramaj

“Nuk është vetëm”, Çlirim Haziri me të tjerë presin Jakup Krasniqin pranë shtëpisë së tij

Rrezarta Ramaj

Vrasja në Suharekë, gjithçka që dihet deri më tani

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…