Telenews

ATK shton kontrollet, evdienton 103 punëtorë të padeklaruar

Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar aktivitetet e monitorimit dhe kontrollit tatimor në lokalet e natës, qendrat e masazhit dhe bizneset me veprimtari të ngjashme, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së obligimeve tatimore dhe identifikimit të parregullsive në këta sektorë.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë këtyre kontrolleve janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara. Megjithatë, rezultatet kanë evidentuar mangësi të theksuara në përmbushjen e obligimeve fiskale. Nga bizneset e kontrolluara, 33 nuk ishin të pajisura me arkë fiskale, ndërsa 41 nuk lëshonin kuponë fiskalë, duke dëshmuar nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme të respektimit të legjislacionit tatimor.

Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte evidentimi i 103 punëtorëve të padeklaruar, çka nënvizon rëndësinë e formalizimit të punësimit dhe deklarimit të saktë të obligimeve që rrjedhin nga aktiviteti ekonomik.

Për parregullsitë e konstatuara gjatë këtyre aktiviteteve, 49 raste janë dërguar për trajtim të mëtejmë, me ç’rast masat ndëshkimore do të përcaktohen në bazë të vlerësimeve dhe rekomandimeve të ZGJONA.

Administrata Tatimore e Kosovës rithekson përkushtimin për mbikëqyrjen e vazhdueshme të përmbushjes së obligimeve tatimore, parandalimin e informalitetit dhe krijimin e një ambienti të barabartë për të gjithë tatimpaguesit.

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inspektoratit të Punës, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në aktivitetet e ardhshme inspektuese.

Të ngajshme

Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali

Rrezarta Ramaj

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Rrezarta Ramaj

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…