Telenews

Elon Musk shet 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s pasi bleu “Twitter”

Në një “stuhi” tregtare që ndodhi të martën dhe të mërkurën, CEO i Tesla shiti rreth 4.4 milionë aksione të kompanisë së makinave elektrike.

Aksionet e Tesla ranë ndjeshëm në fillim të kësaj jave për shkak të shqetësimeve se Musk do të shiste një pjesë të aksioneve të tij për të financuar marrëveshjen për kompaninë e mediave sociale.

Megjithatë, ai shkroi në Twitter se nuk kishte në plan të shiste më nga aksionet në prodhuesin e makinave.

Musk ofroi rreth 44 miliardë dollarë për të blerë Twitter-in.

Për të financuar blerjen, ai siguroi një hua prej 25.5 miliardë dollarësh, nga të cilat 12.5 miliardë dollarë mbështeten nga aksionet e Tesla.

Twitter e pranoi ofertën, por marrëveshja është në pritje të miratimit nga aksionarët dhe rregullatorët. /abcnews

The post Elon Musk shet 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s pasi bleu “Twitter” appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

KushtrimGuraj

Gemini AI mund të mbajë shënime gjatë video telefonatave “Meet”

KushtrimGuraj

Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë

KushtrimGuraj