Telenews

AUTOBUSI ME PASAGJERË PËRFUNDON NË NJË LUM NË TIRANË

Një autobus i mbushur me pasagjerë i linjës së Unazës dhe një makinë kanë përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë pasi janë përplasur me njëra-tjetrën.
Autobusi ka përfunduar mbi makinën e përmbysur në lumë. Paraprakisht dyshohet që shkak i kësaj ngjarjeje të jetë një manovër e gabuar e shoferit të makinës për parakalim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të pasdites së kësaj të premteje në zonën e njohur si “Kinema Agimi” në kryeqytet.
Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar pesë persona, dy të rinjtë të cilët ndodheshin në makinën e përfshirë në aksident, shoferi dhe fatorinoja i autobusit dhe një qytetare që ndodhej në autobus.
Sipas policisë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia. Po ashtu, atje shkoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Të ngajshme

Vendoset fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka Pula, fotografi Arben Llapashtica e falënderon që ia besoi këtë detyrë

Rrezarta Ramaj

Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme

Rrezarta Ramaj

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Rrezarta Ramaj