Telenews

ELITA E FUTBOLLIT KOSOVAR SOT ME DY NDESHJE NË PROGRAM

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Prishtina pret Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampioni aktual do të ketë punë mjaft shumë me skuadrën nga Klina, që është në formë fantastike në pesë ndeshjet e fundit me vetëm një humbje.
Derisa në ballafaqimin tjetër, Gjilani i shkon Ulpianës në udhëtim.
Gjilani pas dy humbjeve rresht do të kërkojë këndelljen ndaj Ulpianës, që gjendet në një pozitë mjaftë të vështirë, për të mbetur në ligë, pasi që janë 13 pikë, larg vendit që dërgon në barazh.
Dy takimet do të luhen me fillim nga ora 15:00.

Të ngajshme

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj