Telenews

BASHKIMI DHE PEJA ZHVILLOJNË SOT DUELIN E DYTË TË SERISË ÇEREKFINALE

Sonte luhet përballja e dytë e serisë çerekfinale të elitës kosovare mes Bashkimit dhe Pejës në Prizren.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës sonte kërkojnë fitoren, njëra për të barazuar gjithçka e tjetra për të avancuar tutje.
Pejanët fituan sfidën e parë 94:70 dhe prizrenasit duhet të fitojnë ndeshjen e dytë, në mënyrë që fituesi të vendoset në takimin e tretë.
Nëse verdhezinjtë shënojnë fitore sonte, atëherë do të kualifikohen në gjysmëfinale ku i pret Trepça, që u rendit e dyta në garat e rregullta.
Sfida fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën ArtMotion.
 

Të ngajshme

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj