Telenews

MOTI PËR SOT NË KOSOVË

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdushëm të parametrit të erës”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi

Ndërron jetë bashkëluftëtari i tij, Haradinaj i prekur me lajmin

Yllka Gashi

Enis Osmani zgjidhet kryetar i GUXO-s në Mitrovicë

Yllka Gashi