Telenews

ARRESTOHEN EKSPERTËT E HUAJ TË KULTIVIMIT DHE MIRËMBAJTJES SË DROGAVE NË PRISHTINË

Dy shtetas të huaj të cilët ndodheshin në kërkim policor janë arrestuar nën dyshimin se ishin të përfshirë si ekspert të kultivimit dhe mirëmbajtje së substancave narkotike në një laborator droge i cili ishte zbuluar dhe shkatërruar nga Policia e Kosovës në muajin dhjetor të vitit të kaluar në një fshat të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në kuadër të angazhimeve policore në luftën kundër parandalimit dhe luftimit të abuzimit, kultivimit apo trafikimit me droga, dje antidroga e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të huaj
Sipas tij, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është njoftuar zyra ndërlidhëse për bashkëpunim ndërkombëtar e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Valjeta Turkaj

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj