Telenews

E FUNDIT: RËNDOHET AKTAKUZA NDAJ THAÇIT, VESELIT, KRASNIQIT DHE SELIMIT (DOKUMENT)

Aktakuza ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kyera në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit.
Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith. Kjo, pasi pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfrimua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.
Kësaj të fundit, do t’i duhet tani kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të ofruara bashkë me amandamentimtet e aktakuzës, pjesë të mëdha të të cilave janë të redaktuara për publikun.
Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.
Anekset e aktakuzës i gjeni në këtë vegëz:
https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980b976a3&doc_type=stl_filing_annex&lang=eng&fbclid=IwAR1-QWLBGiRSCBHts0qoezAOzM1pvNNX_AgeH9Unoe31KqMCZFxGdRLzYUM

Të ngajshme

Arrestohet një person në Gjakovë kapet me marihuanë dhe kokainë

Valjeta Turkaj

Arrestohet një person në Prizren për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Valjeta Turkaj

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Valjeta Turkaj