Telenews

MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON RAPORTIN 24 ORËSH PËR COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar çaste më parë qytetarët lidhur me situatën aktuale në vend sa i përket COVID-19.
Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 e janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të
vaksinës.

Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Vlen të ceket se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.
Në total numri i rasteve aktive është 402.

Të ngajshme

Mos hani thonjtë, ulet imuniteti

Valjeta Turkaj

Në cilin shtet të Evropës pensionistët ndihen më të lumturit?

KushtrimGuraj

Sekreti i jetëgjatësisë? Një filxhan kafeje në ditë, thonë studiuesit e Harvardit

Donat Hashani