Telenews

EMA: VAKSINAT DO TË PËRSHTATEN ME VARIANTIN E RI TË KORONAVIRUSIT DERI NË SHTATOR

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se shpreson që vaksinat e përshtatura për t’iu përgjigjur varianteve të koronavirusit, si omicron, do të miratohen deri në shtator.
“Prioriteti ynë është të sigurojmë që vaksinat adaptive të miratohen më së voni deri në shtator, në mënyrë që të jemi gati për fushatat e reja të imunizimit të BE-së në vjeshtë”, tha Marco Cavaleri, kreu i departamentit të kërcënimeve biologjike të shëndetit të EMA dhe strategjisë së vaksinave.
Kjo do t’i lejonte prodhuesit të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit në përputhje me rrethanat, vuri në dukje ai.
Vaksinat mRNA, të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, provat klinike të të cilave janë në vazhdim, kanë përparuar më shumë.
Për momentin, është e paqartë nëse vaksinat do të japin një përgjigje për një variant apo dy variante në një dozë, shtoi Cavaleri.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj