Telenews

MBLIDHET QEVERIA, PRITET TË MERRET VENDIMI PËR SHPRONËSIMIN E DISA PRONAVE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot në mënyrë elektronike mbledhjen e 75-të me radhë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media në këtë mbledhje është miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim pronave të paluajtshme, për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim te thëngjillit për nevoja të prodhimit të energjisë elektrike.

“Bazuar në Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas plotësimit në tërësi të procedurave ligjore dhe në përputhje me urgjencën, ka propozuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Pronat që preken nga ky vendim siç bëhet e ditur në njoftim janë në zonat kadastrale të Hades, Shipitullës, Palajt, Leshkoshiqit dhe Sibovcit në Komunën e Obiliqit.

Të ngajshme

Dita e Europës, çfarë është 9 Maji dhe pse është e rëndësishme?

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 9 maj

Valjeta Turkaj

Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në

Blearta