Telenews

RAPORTI 24 ORËSH PËR COVID-19 NË KOSOVË

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584. Në total numri i rasteve aktive është 406.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngajshme

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë?

KushtrimGuraj

Zvicra po trajnon 160 mjekë nga Shqipëria për përballimin e urgjencave

Valjeta Turkaj

Kanceri i lëkurës shfaqet ndryshe te burrat dhe gratë – ja pse duhet ta dini këtë

Valjeta Turkaj