Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi.
Nënshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
MPJD ka bërë të ditur se memorandum i parë ka të bëjë me fushën e arsimit, kulturës, dhe shkencës.
Derisa memorandum tjetër ka të bëjë me një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fusha si dhe bashkëprodhim në filma.
Donika Gërvalla gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, është deklaruar se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve.
“Israeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë, Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yas Vashem. Ajo aty u njoh me historinë e Holokaustit përmes muzeut historik, derisa vendosi një kurorë me lule në memorialin e fëmijëve me një fjalim emocionues.

